Kombëtarja shqiptare e basketbollit për femra vazhdon të prodhojë rekorde të reja e të padëgjuara, por në aspektin negative. Nga humbje turpëruese me shifrat 125-19 në një tjetër të tillë me rezultatin 28-127. Këtë herë janë sllovenet ato që na japin goditjen e radhës.
Kombëtarja e vajzave na “nxin faqen” përsëri në basketboll, ku duket se nuk janë mjaftueshëm të përgatitura për të na përfaqësuar në arenat ndërkombëtare. Pjesa më e errët e ndeshjes së sotme ishte çereku i dytë, aty ku Shqipëria nuk mundi të shënonte asnjë pikë, duke i dhënë kundërshtareve epërsinë 0-34./Halit Delibashi-Sport Ekspres/