Shqipëria do të përballet në shtator kundër Polonis?, Hungaris? dhe San Marinos. Këto ndeshje janë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Sport Ekspres raportoi faktin se Ivan Balliu refuzoi ftesën e Rejës duke trilluar historinë e dëmtimit, pasi ësht? në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike. Gjithçka u konfirmua nga Reja në intervistën e sotme duke thënë se telefonoi me lojtarin dhe i kishte treguar dëmtimin.
Ndërkohë trajneri i Shqipërisë po pret ende mundësinë që lojtari të vijë në grumbullim nëse do rikuperohet në kohë. Por në mbrëmjen e sotme Rayo Vallecano u ndesh ndaj Granadas fitoi në shifrat 4-0 në La Liga.
Balliu luajti për 90 minuta dhe shkëlqeu në fushën e lojës. Kjo tregon gjendjen e lojtarit dhe faktin se nuk ka asnjë dëmtim. Balliu mbetet në rrugën e dy zgjedhjeve: “Bashkimi me Shqipërinë ose mohimi i Kombëtares”. Justifikimet nuk “pinë me ujë”… /Sport Ekspres/