“Reja u habit kur i përmendën emrin tim si lojtar, i do mbrojtës”! Rroca flet për mungesën e ftesës nga Shqipëria: Edhe Turqia po të ishte…

Shqipëria do të luajë kundër Arabisë Saudite në datën 26 tetor. Ky takim miqësor është projektuar për lojtarët e Superiores dhe emrat që nuk kanë pasur hapësirë deri tani në Kombëtare. Por për Rrocën, kapitenin e Instabulsporit në elitën e futbollit të Turqisë, është sërish e njëjta situatë, ftesa mungon. Në një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, lojtari ka folur hapur.

“Kam pësuar një dëmtim që më mbajti jashtë për jo pak kohë dhe tani jam rikthyer sërish te ekipi. Po kthehem në formën më të mirë dhe ndihem shumë mirë, realizova gol në debutim të elitës së Turqisë. Jam ulur me presidentin e ekipit për rinovimin e kontratës, por për shkak të dëmtimeve të mia, është situatë e komplikuar. Nuk kemi gjetur ende një rrugë e përbashkët. Nëse në janar vjen ndonjë ofertë e mirë, mund të vijë ndonjë transferim.

Kombëtarja? Jam në dijeni të miqësores me Arabinë Saudite, por mua nuk më kanë kontaktuar. Që kur erdha në Turqi, ka qenë si e rrugës që lojtarët që shkonin jashtë, shpeshherë i vinin një ftesë lojtarëve. Mua që kur kam ardhur këtu, u ngjita edhe në Superligë, nuk më kanë thirrur. Vazhdon që të jetë një endërr deri kur të lë futbollin.

Kur i është bërë një pyetje trajnerit Reja për mua, që është edhe dikush, një Rroca që luan në Turqi, ai u habit dhe tha që e kemi në vëzhgim. Unë nuk e di që Reja të më ketë vëzhguar në ndonjë ndeshje, do të isha ftuar në ndonjë ndeshje miqësore. Shokët e ekipit gjithmonë më ka pyetur sesi është e mundur që Shqipëria nuk më ka ftuar ndonjëherë, pasi edhe Turqia që është Kombëtare e madhe, ndonjëherë ka marrë edhe lojtarë nga Kategoria e Parë. Ka pasur raste që nuk kam ditur sesi t’i kthej përgjigje. Unë mendoj se Reja nuk i ka shumë qef mesfushorët me tipare sulmuese, por kërkon mesfushorë me tipare mbrojtëse. Prandaj i mungon fantazia Kombëtares. Megjithatë ne jemi lojtarë dhe duhet të pranojmë zgjedhjet e trajnerëve”, tha Rroca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online