Kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Izraelit në mbrëmjen e së shtunës. Shqipëria shkon në transfertë me shumë mungesa të rëndësishme në mbrojtje, të cilat kanë detyruar Edi Rejën të heqë dorë nga skema e tij e preferuar.
Trajneri italian projekton 11-shen e tij që do të hedhë në fushë kundër Izraelit, ku vihet re mbrojtja me 4 lojtarë. Sipas formacionit të zbuluar nga “Supersport“, Kombëtarja pritet të zbresë në fushë me Berishën në portë, ndërsa mbrojtja formohet nga Hysaj dhe Balliu në krahë si dhe Ismajli me Veselin në qendër. Më tej në mesfushë pritet të rreshtohen Abrashi, Gjasula dhe Laçi, ndërsa sulmi përbëhet nga Broja dhe Uzuni, të cilët ndihmohen nga Bajrami pas tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/