“Reja nuk bind! Ta bëjë Brojën si Levandovskin”! Rudi Vata ndez Kombëtaren: E dini kur ka fituar trofe Anglia?

Ish-kapiteni i Kombëtares sonë, Rudi Vata, ka qenë i ftuar në emsionin “Skaner“ në “MCN TV“ për të folur rreth ndeshjeve kualifikuese të kuqezinjve. Vata ka ndezur ekipin kombëtar, teksa beson edhe për një fitore ndaj një kundërshtari të një niveli si Anlgia. Për të mbështetur idenë e tij, ish-lojtari shqiptar përdor si argument faktin se “tre luanët“ e kanë harruar shijen e një trofeu që nga viti 1966. Sa i përket trajnerit Reja, Vata nuk duket i kënaqur me punën e tij.

“Shqipëria nuk ka bërë performancë të mirë në Ligën e Kombeve. Dolëm të parët, por nuk bindëm me mënyrën e lojës dhe nuk kishim qendrueshmëri. Jam skeptik pak, por duhet parë gjendja e lojtarëve tanë. Anglia vjen në Shqipëri dhe e mendon ndeshjen e fituar. Por unë shtroj pyetjen tjetër, kur ka fituar trofeun e fundit Anglia? E ka fituar në 1966. Pra ka shumë kohë pa fituar. Si është e motivuar Shqipëria? Kjo duhet parë.

Ne duhet ta provojmë se në futbollin e sotëm mund të ndodhë gjithçka. Si na mori pikët Andorra ne, ashtu mund të ndodhi edhe me Anglinë. Të vogëlat motivohen shumë dhe në një ditë jo për të mëdhatë, atëherë gjithçka ndodh. Trajneri Reja? Nuk më bind, nuk ka adrenalinën dhe agresivitetin e duhur. Ne kemi një lojtar si Broja që ka cilësi të jashtëzakonshme. Ai ri në hije te skema e Kombëtares sonë, ndërkohë që shkëlqen në Holandë. Ashtu siç bën Polonia me Levandovskin që e bazon lojën vetëm tek ai, kështu duhet ta bëj edhe Reja”, ka thënë Rudi Vata./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online