“Reja më besoi si një baba”, mesfushori kampion bote tregon ndikimin e ish-trajnerit të Kombëtares: Prej tij u rrita shumë

Papu Gomez ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corner”, ku ka treguar edhe rolin e rëndësishëm që ka pasur Reja në karrierën e tij. Mesfushori argjentinas ka thënë se ish-trajneri i Kombëtares shqiptare i besoi si të ishte një baba për të, çka solli që rritja në nivelin e tij të ishte e lartë.

“Nuk e kam menduar kurrë se nuk ishte zgjedhja e duhur, por në 4 muajt e parë vuajta nga mosbërja e ndonjë përgatitjeje reale dhe sepse 4-4-1-1 e Colantuono nuk ishte e duhura për mua. Me ardhjen e Rejës kaluam në 4-3-3, ai më vendosi në qendër të lojës dhe kjo më bëri të ndihem i rëndësishëm. Reja më besoi si baba dhe prej andej u rrita shumë. Ndeshja e Champions League kundër Dinamos ishte ndoshta ndeshja ime më e mirë kundër Atalantës”, ka treguar Papu Gomezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *