Xhani De Biazi foli në lidhje me Kombëtaren shqiptare gjatë në interviste në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“. Menjëherë pas kësaj interviste në “Skype“, kanë nisur edhe batutat në studion. Ka qenë Nevil Dede ai që mes humorit është shprehur se De Biazi tashmë ka marrë rolin e dashnorit, teksa shfaqet kudo sa herë që Reja nuk zhvillon paraqitje të mira me ekipin tonë kombëtar.
“De Biazi është bërë si puna e dashnorit. Reja është burri. Sa herë dështon Reja, del De Biazi kudo. Pse nuk e merri një herë Panuçin ju? Merreni një herë Panuçin, pse merrni vetëm De Biazin? Mendoje një herë, mund të bëjë lajm më të bukur se De Biazi“, ka thënë Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/