Rei Manaj zhvillon testet mjekësore në Angli, diskutohen detajet e fundit të kontratës

Është thuajse zyrtare. Rei Manaj ka zhvilluar mëngjesin e djeshëm testet mjekësore për klubin e Ëatford-it. Klubet nga ana tjetër janë duke diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes. Sulmuesi shqiptar ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, por katalanasit dëshirojnë ta sistomojnë në një ekip të ri që këtë verë, pasi nuk bën pjesë në planet e Xavi-t.

Manaj ka zhvilluar gjithashtu më herët një takim ballë për ballë me drejtuesit e klubit të anglez, si dhe ka vizituar ambientet e Ëatford-it. “The Athletic“ raporton se është takuar javën e shkuar me 25-vjeçarin shqiptar, ku janë siguruar nga menaxheri i tij se në tryezë gjenden edhe oferta nga Spanja dhe nga Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *