Merkato po vazhdon edhe sa i përket legjionarëve shqiptarë teksa janë duke vazhduar lëvizjet. Keidi Bare u zyrtarizua në ditën e djeshme te Espanjoli, por nga ana tjetër edhe Rei Manaj është gati për të mbyllur kalimin e tij.
Sulmuesi shqiptar nuk është përfshirë në listën e përgatitjeve të Barcelonës B. Katalanasit nuk e kanë më në plan pasi lojtari i Shqipërisë nuk la gjurmë në fushën e lojës me ekipin e dytë. Ndërkohë në mediat spanjolle raportohet se Manaj është pranë kalimit në Greqi, megjithëse për momentin nuk është zbuluar asnjë emër skuadre. /Sport Ekspres/