Rei Manaj është pranë transferimit në Angli. Watfordi është futur seriozisht në garë për shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe marrëveshja është afër. Të treja palët e përfshira kanë vullnetin për ta çuar deri në fund këtë marrëveshje. “Mundo Deportivo” raporton se Manajn e josh ideja për të luajtur në Angli me një ekip që synon rikthimin në Premier League.
Watfordi nga ana tjetër vijon negociatat me Barcelonën dhe beson se brenda 3 ditëve do të ketë firmën në kontratë. Në rast se Getafe nuk bën një përpjekje të fundit, atëherë Championshipi do të jetë kampionati i radhës ku sulmuesi shqiptar do të luajë. Ndërkohë Barcelona do të mbajë një pjesë kartonit të Manajt, në mënyrë që të përfitojnë të ardhura në rast të një shitjeje tjetër të 25-vjeçarit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/