” E dini pse Lukaku do bëjë një mal me gola”? Cassano i sinqertë: Në Serinë A shënojnë të gjithë

Pas një sezoni të dështuar tek Chelsea, Romelo Lukaku u rikthye përsëri tek Interi, ku vetëm dy vite më parë pati kulmin e karrierës. Tifozët e Interit shpresojnë shumë se belgu do të rikthehet në formën e mëparshme.

Ish-lojtari i Interit, Antonio Cassano për “Bobo TV” deklaroi se Lukaku do të shënojë shumë gola në këtë sezon, në fakt jo për meritë të Lukakut, por sepse Italia është një kampionat i dobët.

“Lukaku erdhi te Interi dhe të gjithë e dimë që vjen në një kampionat tepër të dobët. Doni ta dini pse do të bëjë një mal me gola? Sepse në Serie A të gjithë bëjnë mirë dhe shënojnë gola. Nuk eshte një kampionat në lartësinë e duhur, prandaj”- u shpreh Antonio Cassano./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online