Rei Manaj i vetmi në dyshim, sulmuesi kalon gjendje gripale para ndeshjes me Serbinë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e djeshme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Ditën e sotme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.