Regi Lushkja kalon me sukses provën, shënon dy golat e parë me fanellën e Sherifit të Tiraspolit

Sherifi i Tiraspolit ka zhvilluar ditën e sotme një takim miqësor me FC Balkany-n. Moldavët kanë dashur të provojnë lojtarët që nuk patën mundësinë të luanin në sfidën e fundit në Europa League kundër Bragës. Në fushën e lojës zbriti edhe Regi Lushkja, i cili ishte edhe njeriu që i dhuroi fitoren kampionëve të Moldavisë.

Mesfushori shqiptar e kalon me sukses provën e Sherifit, duke shënuar dy golat e tij të parë me fanellën e skuadrës së re. Ndeshja miqësore me ekipin ukrainas përfundoi me rezultatin 2-1, ku të dy golat mbajnë firmën e Regi Lushkjas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *