“Refuzuam 100 milionë euro për Milinkoviç-Saviçin”, Tare ngacmon Romën: Murinjo do kishte trajnuar edhe disa vite të tjera te Lacio

Igli Tare ka dhënë së fundmi një intervistë për portalin “TV Play”, ku ka prekur një sërë temash. Ish-drejtori sportive ka zbuluar prapaskena të merkatos për Milinkoviç-Saviçin. Ai tregon se Lotito refuzoi 100 milionë euro për mesfushorin në fjalë. Në fund, nuk mund të harrojë se në zemrën e tij qendrojnë ngjyrat bardhekaltër. Nuk ka munguar një ngacmim për Romën, teksa është shprehur se Murinjo do të kishte qendruar më gjatë te Lacio nëse do të kishte qenë trajner i tyre.

“Milinkoviç-Saviç? Janë thënë shumë gjëra të pavërteta, që nga lamtumira e tij në një transferim të lirë e deri tek fakti se ai nuk donte të qëndronte. E vetmja gjë e vërtetë është se Lotito refuzoi një ofertë shumë të rëndësishme, mbi 100 milionë euro, nga Milan dhe Mançester Junajtedi. Zgjedhja e Lotitos ishte të mbante një ekip të fortë dhe të respektonte premtimet e bëra trajnerit. Duhet të kujtojmë se në vitin e Kovidit, Lacio ishte gati të fitonte skudeton. Murinjo? Me Lotiton ai do të kishte trajnuar edhe disa vite të tjera. Ai është një president që nga jashtë mund të duket i rëndë, por nga brenda, kur i futet diçka në kokë, e ka të vështirë ta ndryshojë. Rruga e trajnerëve të Lacios e dëshmon këtë”, është shprehur Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *