“Refuzova Realin si një dashurie për Juven”, Alegri habit me objektivat: Championsi një dëshirë, të kalojmë grupet

Historia e Alegrit me Juventusin është një histori dashurie që nuk u mbyll përfundimisht dy vite më parë. Megjithëse palët ndanë rrugët me njëri-tjetrin trajneri italian qendroi për dy vite në pritje pa pranuar asnjë ofertë, megjithëse nuk mungonin alternativat në tryezën e tij. Në konferencën për shtyp të dhënë për mediat italiane, Alegri pohon se ka refuzuar gjigantët e Realit të Madridit vetëm për shkak të dashurisë që ndjen për Juventusin.

I pyetur në lidhje me objektivat, skudeto dhe Kupa mbeten kryesore për të, ndërsa Champions League-n e konsideron vetëm një dëshirë, pasi objektiv në këtë kompeticion ka kalimin e fazës së grupeve. Një habi kjo, duke qenë se arritja sa më lart në Champions ka qenë një nga detyrat që i është ngarkuar çdo trajneri që është ulur në stolin e “Zonjës së Vjetër”.

“Le të themi që sidomos këtë vit i thashë jo Real Madridit. Duhet ta falënderoj presidentin për mundësinë që më dha, e imja ishte një gjest dashurie për të zgjedhur Juven. Por tani përveç që të argëtohemi duhet të fitojmë.

Kampionati dhe objektivat? Një sfidë e rëndësishme midis trajnerëve. Interi ka fituar kështu që ata janë favoritët, ne duhet të jemi të mirë në ndërtimin e një rruge që ngadalë do të na çojë të fitojmë kampionatin në maj. Pastaj kemi Super Kupën dhe Kupën e Italisë.

Champions-i duhet të jetë një dëshirë, për ta fituar atë ju duhen shumë komponentë. Raundi i 1/8-ve janë qëllimi dhe më pas do ta shohim në mars. Sipas mendimit tim, shanset e skudetos do të jenë midis 86 dhe 88 pikëve”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *