Besart Ibrahimi pritet që të kalojë tek Tirana në këtë merkato të verës, ndërsa i mbaron kontrata me Shkëndijën. Në mediat maqedonase është bërë thuajse fakt i kryer kalimi i këtij sulmuesi tek bardheblutë, megjithëse mungon zyrtarizimi i kësaj marrëveshje.
Shkëndija i ka ofruar 7.000 euro në muaj për kontratën e re që duhej të firmosej nga ana e Ibrahimit. Por ky i fundit e ka refuzuar, pasi është dy herë më pak nga shuma që paguhej aktualisht te kuqezinjtë e Tetovës, ndërsa njëkohësisht edhe shumë më pak se oferta e ardhur nga Tirana dhe ekipe të tjera nga Kosova. Në bazë të këtyre llogarive, Ibrahimi ka vendosur që të refuzojë kontratën e re nga Shkëndija që u prek jo pak në buxhet nga pandemia dhe mbyllja e parakohshme e futbollit në Maqedoninë e Veriut. /Sport Ekspres/