Vedat Muriqi është përfolur gjatë për një transferim jashtë Turqisë dhe interesi nuk ka munguar. Klube të mëdha si Tottenham apo Lazio janë vënë pas tij, teksa statistikat flasin pastër për cilësinë e sulmuesit shqiptar. Megjithatë futbollisti shtatlartë ka shprehur hapur dashurinë e tij për skuadrën e Fenerbahçes, të cilës i ka lënë në dorë edhe fatin e të ardhmes së tij.
Besnikëria ndaj nëndetëses së verdhë nuk është lëkundur as nga milionat. Sipas asaj që raporton “SporunDibi” në Turqi, Muriqi ka refuzuar një ofertë faraonike të ardhur nga Arabia Saudite. Ka qenë plot 8 milionë euro në sezon paga e ofruar për sulmuesin dardan, që duket se nuk e ka mendjen te paraja por te karriera e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/