“Refuzoi të hipte në autobus”, ish-lojtari i Tiranës i habit të gjithë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Tirana pagoi jo pak për të, por mesfushori i blerë nga Gor Mahia luajti vetëm 7 takime (3 titullar) me bardheblutë. Keneth Muguna nuk u përshtat dot në Shqipëri dhe pas largimit nuk ka pasur ndonjë qejfmbetje, por e ka parë si një eksperiencë që i ka shërbyer për t’u rritur.

Rikthimi në Gor Mahia u prit me entuziazëm te tifozët në Kenia, por duket se tashmë kanë nisur telashet për të. Programimi për t’u lënë në stol së fundmi ka bërë që mesfushori me tipare sulmuese të mos udhëtojë me skuadrën.

“Muguna ka refuzuar të hipë në autobusin e ekipit, kjo pasi kuptoi se nuk do të ishte në formacion. Përpjekjet e menaxherit të ekipit për t’i ndryshuar mendjen ranë në vesh të shurdhët, pasi lojtari u kthye për në shtëpi”, është shprehur një pjesëtar i klubi të Gor Mahia, sikurse raporton “Kahawatungu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *