Refuzoi mundësinë e Europës me Tiranën, Ajeti zgjedh të qendrojë në Itali edhe në Serinë C

Arlind Ajeti ishte një nga objektivat e kësaj merkatoje për Tiranën. Por ashtu si edhe Ndoji, pista për mbrojtësin shqiptar duhet të konsiderohet e mbyllur. Ish-lojtari i Kombëtares kuqezi ka refuzuar bardheblutë dhe do të vazhdojë karrierën po në Itali.

Ajeti ka hedhur poshtë mundësinë për të pasur një eksperiencë në Kupat e Europës me kampionët e Shqipërisë, duke pranuar ofertën e Pordenones. Këta të fundit ranë një kategori më poshtë dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në Serinë C italiane. 28-vjeçari ka dhënë dritën jeshile për këtë transferim dhe së shpejti pritet edhe zyrtarizimi nga ana e klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *