“Refik, të dua shumë babi”/ Letra emocionuese e Cobbinah: Do e mbyll karrierën te Tirana, ika nga presioni

Pasi dha shumë kontribut për fanellën e Tiranës, Cobina mori një aventurë të re në karrierën e tij duke mbërritur në Egjipt. Një largim nga bardheblutë që erdhi në moment të papritur, pas ndodhive të fundit. Lojtari i kryeqytetasve deri në atë moment, po kthehej në një mollë sherri mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta. E gjitha lidhjet me nënshtetësinë shqiptare që iu ofrua Cobina, ndërsa për shkakun e këtij presioni të madh, vetë futbollisti zgjodhi që të largohej nga vendi ynë. Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka ardhur edhe lamtumira emocionuese.

“Mbylla një marrëveshje shumë të rëndësishme për karrierën time. Në këtë moment të hidhur dua që të njoftoj largimin tim nga Tirana. Një ekip që më dha kaq shumë jashtë shtëpisë time. Për shkakun e presioneve që ndieva së fundmi, bëra zgjedhjen për t’u larguar dhe rritur profesionalisht diku tjetër. I jam falënderues Tiranës dhe stafit që vendosi prioritetin tim në fillim dhe i falënderoj për kujtimet e mëdha nga sezoni i kaluar. Kjo nuk është një lamtumirë, dëshira ime është që ta mbyll karrierën te Tirana. Deri atëherë shumë dashuri për tifozët bardheblu. Gjithashtu për Goldin, Edin, Inën dhe të gjithë njerëzit e veçantë të Tironës së madhe. Një vlerësim i madh edhe për Refik Halilin, fjalët nuk e shpjegojnë sesa të dua BABI. Zoti të bekoftë ty, ishte një familje e lumtur”, shkruan Kobina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online