Karabaku është kampioni i kampionatit azer të futbollit. Skuadra e njohur në Azerbajxhan ka fituar titullin e 11 kampionë në historinë e saj. Karabaku ka shfaqur një tjetër nivel në krahasim me kundërshtarët, duke mos e vënë aspak në diskutim fitimin e trofeut.
Karabaku ka mposhtur sot me shifrat 1-6 Kapazin në transfertë, duke siguruar matematikisht titullin kampion. Nevojiten edhe 8 javë deri në përfundimin e këtij sezoni, por kampionët e saposhpallur të Azerbajxhanit kanë krijuar një distancë prej 26 pikësh me Neftçi Bakunë e vendit të dytë. Një ditë e bukur kjo për Redon Xhixhën, i cili e festoi titullin kampion me një gol në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/