“Transfermarkt” ka përditësuar vlerat e kartonëve sa i përket lojtarëve të Superiores. Redon Xhixha është aktualisht lojtari më i kushtueshëm, teksa vlen 550 mijë euro. Menjëherë pas tij vjen Xhuliano Skuka me 500 mijë euro.
Për t’u veçuar është fakti se këtë herë në listë janë futur dy prurje të reja të Superiores si Buxhelaj dhe Alivoda. Të dy lojtarët janë vetëm 19-vjeç dhe tani kushtojnë rreth 300 mijë euro, duke premtuar shumë për të ardhmen e tyre, me Partizanin dhe Vllazninë që fërkojnë duart në këtë rast. /Sport Ekspres/