Martin Šonka, piloti çek i Red Bull, ka tërhequr vëmendjen e qindra mijërave qytetarë të Tiranës, në Ditën e Verës, me performancën e tij aerobatike mbi bulevardin kryesor të kryeqytetit dhe Sheshin Skënderbej. Për rreth 15 minuta, të gjithë qytetarët që kishin dalë për të shijuar atmosferën e kësaj dite, kanë mbetur të mbërthyer me sytë nga qielli e me telefonë në duar për të fiksuar dhe filmuar ato manovra ekstreme me një avjon të posatshëm për këto lloj shafqjesh, që rrallë herë në jetë të jepet mundësia për t’i shijuar. Kur akrepat kanë shënuar orën 12:00, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është afruar sheshit për të shijuar bashkë me qytetarët e panumërt atë show mahnitës.
Martin Šonka karrierën e tij e ka nisur në aviacion, në vitin 1997. Në këtë vit ai fluturoi për herë të parë dhe filloi studimet si një pilot në Universitetin e Mbrojtjes në Brno. Në vitin 1999 ai mori liçencën e pilotit privat. Ndërmjet viteve 2001 dhe 2005 ai ndoqi Fakultetin e Transportit Jan Perner në Universitetin e Pardubicës (Departamenti i Menaxhimit të Transportit, Marketingut dhe Logjistikës). Ai përfundoi studimet në vitin 2005.
Piloti Šonka i është bashkuar kampionatit më të madh botëror ajror të shpejtësisë, Red Bull Air Raice, në vitin 2010. Një pilot i dekoruar i Forcave Ajrore të Çekisë me një përvojë shumë vjeçare të aerobatikës, Martin Šonka, ushtron fluturimin me një saktësi ushtarake.