Një ngjarje e pazakontë vjen nga Holanda, aty ku tifozët rebelohen ndaj presidentit të klubit. Bëhet fjalë për mbështetësit e ekipit të Roda-s, që aktualisht luan në kategorinë e dytë holandeze, të cilët nuk kanë lejuar Mauricio Garcia de la Vega-n të futej në stadium në ndeshjen nga Graafschap.
Arsyeja është se biznesmeni nga Meksika, i cili që nga muaji qershor zotëron shumicën e aksioneve të skuadrës, nuk jep siguri për zgjidhjen e krizës ekonomike të klubit. Madje tifozët kishin dijeni se kreu meksikan i ekipit të tyre kishte planifikuar shitjen e stadiumit “Parkstad Limburg”. Kjo gjë ka krijuar pakënaqësi të mëdha në tifozerinë e Rodë-s, që kanë reaguar duke e përndjekur presidentin de la Vega jashtë stadiumit./Sport Ekspres/