“Realin e doja edhe kur më rrihte“, Chiellini i kthehet të shkuarës: Isha pranë Real Madridit, më kërkonte Mourinho

Chiellini po përjeton një eksperiencë të re në karrierën tij. Vitet e fundit aktive si futbollist, mbrojtësi 37-vjeçar zgjodhi ti kalonte në kampionatin amerikan, duke ruajtur kështu besnikërinë e tij për Juventusin në Europë. Në një intervistë të dhënë për “Marca“-n, Chiellini shpjegon se në vitin 2010 Mourinho e kërkoi te Reali i Madridit, por marrëveshja nuk u arrit. Megjithatë transferimi te “los blancos“ nuk përbën një peng në karrierën tij, pasi e ndjen veten me fat për gjithçka që ka përjetuar me Juventusin.

“E vërteta është se vitet e fundit nuk kam menduar kurrë të shkoj në një ekip tjetër në Europë, sepse jam shumë i lidhur me Juventusin. Isha afër Real Madridit, por në vitin 2010, shumë kohë më parë. Në atë kohë, Mourinho ishte në pankinë. Isha i ri. Në fund as klubet nuk arritën marrëveshje. Mendoj se kam qenë me fat që e kam kaluar gjithë karrierën time te Juventusi.

Sigurisht, Real Madridi është një klub fantastik, e shoh nga larg. I kam dashur gjithmonë, edhe kur më kanë rrahur. Megjithatë, nuk ka zhgënjim që nuk shkova atje, pasi kam kaluar karrierën time dhe kam bërë histori në një klub si Juve. Me gjithçka që më ka dhënë, është e pamundur të mendoj për një ekip tjetër. E konsideroj veten vërtet me fat për këtë”, ka deklaruar Giorgio Chiellini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online