“Reali të mos flasë për arbitrat, kanë qeverisur gjyqtarët për 70 vjet”, Laporta i ashpër me Realin e Madridit

Joan Laporta ka lëshuar deklarata të forta kundër Realit të Madridit. Në një intervistë të dhënë për “RAC 1”, presidenti i Barcelonës ka akuzuar rivalët e tij më të mëdhenj për ndikimin që kanë pasur historikisht mbi arbitrat. Ai e ka cilësuar si të turpshme punën e Real Madrid TV, që ka ndikuar në zgjerimin e hetimit për çështjen Negreira.

“Real Madridi nuk po sillet mirë me atë që po ndodh me ‘Çështjen Negreira’. Ata po bëjnë një ushtrim cinizmi që nuk është i pranueshëm. Ka një fushatë të orkestruar. Gjyqtari ka zgjeruar hetimin për ‘Çështjen Negreira’ me kërkesë të Madridit.

Real Madridi nuk mund të flasë shumë për fuqinë që ka qeverisur gjyqtarët. Shiko kush kanë qenë ata për 70 vjet: ose drejtorë ose partnerë të Madridit. Turp puna e RealMadridTV, po të kenë pak mirësjellje… nuk e di si e lejojnë”, ka thënë Joan Laporta./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online