Spekulimet mbi të ardhmen e Kristiano Ronaldos do të shtohen ndjeshëm, pas lajmit se ylli portugez nuk ishte ndër lojtarët e përzgjedhur për të prezantuar uniformat e Realit për sezonin 2018-19.
Sot Reali publikoi një video ku prezanton fanellat e reja për ndeshjet shtëpiake dhe ato jashtë fushe, duke përdorur si modelë kapitenin Sergio Ramos, mbrojtësin Marselo, portierin Navas dhe mesfushorët Kros e Isko.
Gjithashtu, u përdor edhe Geret Bejl, i cili ka deklaruar se në verë mund të largohet, por mungonte krejtësisht Ronaldo, çka bën të mendohet për një transferim të mundshëm të tij në verë, pas deklaratës së tij në fund të finales kundër Liverpulit se koha e tij te Reali mund të ketë përfunduar.
You’re nobody until you create ???
Our new home and away kit by @adidasfootball.
? https://t.co/odfWCbsdVu#HalaMadrid #HereToCreate pic.twitter.com/BInQm2Lw4g— #CHAMP13NS ???? (@realmadriden) May 29, 2018
Gjithsesi, për të qetësuar tifozët e Realit, duhet kujtuar se edhe në dy sezonet e fundit Ronaldo nuk mori pjesë në prezantimin e fanellave, ndryshe nga Hames Rodrigez, i cili mori pjesë në prezantimin e fanellave për sezonin 2016-17 dhe një vit më vonë u transferua te Bajerni.
Ka edhe një arsye tjetër pse Ronaldo mungon: portugezi ka si sponsor të përjetshëm kompaninë Nike, me të cilën firmosi në nëntor 2016 për rreth 1 miliard dollarë.
Në bazë të kontratës, Ronaldo nuk mund të shfaqet në reklama produktesh të rivalit kryesor të Nike, Adidas.