Sikur të mos mjaftonte barazimi në derbin me Atletikon e Madridit, i cili konfirmoi momentin jo të mirë që po përjeton Reali i Madridit, “Los Blancos” kanë marrë edhe një lajm të keq nga infermieria. Garet Bejl ka pësuar një dëmtim muskulor dhe u detyrua të largohej nga fusha gjatë pushimit të ndeshjes.
Pas paraqitjes për t’u harruar të skuadrës së Lopeteguit, ku Tibo Kurtua ishte heroi i mbrëmjes, duke mbajtur portën të paprekur përballë mrekullive ndaj tentativave të Grizman dhe Diego Kostës, tashmë të gjithë janë të përqendruar te gjendja e yllit uellsian. Sipas kontrolleve të para, Bejl rrezikon të mos luajë në ndeshjen e dytë të Champions League ndaj CSKA-së së Moskës.
Largimi i Garet Bejl nga fusha u ndje te Reali, me skuadrës që vuajti për të krijuar raste në derbin e Madridit. Me paraqitjet e dobta në dy ndeshjet e fundit, “Los Blancos” kanë 229 minuta që nuk e gjejnë golin (prej fitores me Espanjolin), por me shqetësuese është forma jo e mirë dhe loja e dobët e skuadrës.