Një barazim në Bernabeu nuk është asnjëherë motiv feste. Nëse pastaj vjen Numancia e Segundas dhe merr një rezultat 2-2, atëherë me të drejtë tifozët e Realit zhgënjehen.
Sot madrilenët kaluan pa shkëlqim në turin e ardhshëm të kupës, sepse kishin fituar në Numancia dhe ishin të qetë, por gjithsesi tifozët prisnin fitore.
Shënoi dy gola Lukas Vazkez, e barazoi 2 herë Gijermo Fernandez, i cili luajti ndeshjen e jetës dhe me siguri këtë ndeshje do ta mbajë mend tërë jetën.