Reali i Madridit e ka gati trajnerin e ri dhe pasardhësin e Ançelotit. Në momentin që ky i fundit do të largohet nga madrilenët, drejtuesit e klubit e kanë gati teknikun e ri dhe shumë premtues. Bëhet fjalë për Xabi Alonson që sapo e ka filluar karrierën e tij si trajner.
Më herët Alonso ka drejtuar moshat e Realit të Madridit dhe e njeh mirë skuadrën. Për më tepër po korr rezultate fantastike me Leverkusen duke e dërguar këtë skuadër në gjysmëfinalen e Europa League. /Sport Ekspres/