Reali i Madridit e jep falas te Fiorentina, formula e çuditshme e transferimit të Luka Joviçit

Luka Joviç është larguar nga Reali i Madridit, ku dështoi të tregonte se ishte në nivelin e tyre. “Galaktikët“ vendosën ta jepnin me kosto zero te Fiorentina, ku dje firmosi kontratën për të veshur fanellën e vjollcëve. Por ajo që bën më tepër përshtypje është formula e transferimit të lojtarit serb.

Fiorentina nuk shpenzon asnjë qindarkë për kartonin e sulmuesit 23-vjeçar, që ka nënshkruar për 2 vite plus 2 të tjera shtesë. Reali i Madridit do të zotërojë ende 50% të kartonit në rast se Joviç shitet brenda këtyre dy viteve. Një periudhë kohe kjo, ku rroga e lojtarët do të ndahet në mënyrë të barabartë mes klubit spanjoll dhe Fiorentinës.

Ndërkohë, pas përfundimit të dy viteve të para, Luka Joviç ka të drejtën e zgjedhjes për të ardhmen e tij, nëse do të qendrojë edhe për dy vite të tjera te skuadra nga Firence apo jo. Në rast se do të vendosë për të vijuar karrierën me fanellën vjollcë, atëherë rroga e tij do të paguhet e gjitha nga Fiorentina. Një formulë mjaft e ndërlikuar është gjetur mes palëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online