Janë mbyllur ndeshjet e para të xhiros së dytë të Champions League. Rezultate befasuese në disa prej takimeve më interesante. Duhet veçuar humbja e realit në Rusi, por dhe barazimi i Bajernit me Ajaskin në shtëpi.
Roma ka shpëryer me goleadë ndaj Viktoria Pëlzenit, ndërsa emocionuese kanë qenë takimet në Athinë dhe Francë, ku ka pasur përmbysje. Junajtit është mbërthyer nga kriza, pasi ka barazuar ndaj Valencias.
Roma nuk ka treguar mëshirë në grupin G ndaj Viktoria Pëlzen. Italianët arritën një fitore të pastër 5-0 ndaj skuadrës çeke, duke regjistruar në këtë mënyrë dhe suksesin e parë në Champions.
Xheko realizoi dy herë në fraksionin e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënuan emrin në listën e shënuesve dhe Under dhe Kluivert. Xheko shënoi në kohën shtesë dhe golin e tretë persona dhe të pestin për skuadrën e tij Në këtë mënyrë Roma mbetet në kuotën e 1 pike, në vendin e fundit.
https://www.youtube.com/watch?v=OSPtXt_Bpv0
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Reali është befasuar nga CSKA-ja e Moskës. Rusët arritën që të shënonin që në minutën e dytë me anë të Vlashiç. Ndonëse spanjollët pruan shumë më pas e kishin mjaft të vështirë që të gjenin rrugën e rrjetës.
Mançester Junajtid nuk ka arriti të mposhte në “Old Trafford” Valencian. Një 90-minutësh shumë zhgënjyes për tifozët e “djajve të kuq”, të cilët panë ekipin e tyre, teksa vuante për të krijuar raste shënimi ndaj vizitorëve nga Spanja.
Champions League
Në grupin E, Bajerni nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Ajaksin. Gjermanët e gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Humels, por që në fraksionin e parë holandezët vendosën baraspeshën me anë të Mazraouit. Të dyja skuadrat me këtë pikë ndajnë vendin e parë.
Në ndeshjen tjetër Benfika vuajti jo pak edhe pse e pa vetën në avantazhin e dy golave. Portugezët morrin 3 pikët e para në Athinë ndaj AEK-ut. Për miqtë ishte Seferoviç dhe Grimaldo që shënuan, por dalja me të kuqe e Dias i dha zemër grekëve që shënuan dy herë me Klonaridisin, por sërish Benfika gjeti forcat që të shënonte me 10 lojtarë me Semedon.
Lioni është ndalur në shtëpi nga Shaktar Doneck. Francezët nuk arritën më shumë se një barazim 2-2 ndaj kampionëve të Ukrainës, të cilët ishin në avantazh falë dy golave të brazilianit Moraesh. Lion barazoi shifrat me dy gola të shpejtë në minutën e 70-të dhe 72-të. Një faktor që mund të ketë ndikuar në këtë ndeshje ishte dhe mungesa e tifozëve, të cilët nuk ishin të pranishëm në stadium si pasojë e një dënimi nga UEFA.
Bajern 1 – 1 Ajaks
AEK 2 – 3 Benfica
Lion 2 – 2 Shaktar
CSKA Moskës 1 – 0 Real Madrid
Roma 5 – 0 Viktoria Pëlzen