Tashmë është e qartë që Reali i Madridit po planifikon revolucion për në verë dhe do ketë bëjë ndryshime të mëdha.
Sulmi në fokus, por edhe mbrojtja, aty ku duhet patjetër një qendërmbrojtës, pasi vetëm Sergio Ramos po ruan nivel të lartë në paraqitjet e tij dhe konsiderohet i paprekshëm.
Në Spanjë çdo javë publikojnë emra të rinj në planet e klubit më të madh në botë dhe sot uebsiti spanjoll DonBalon shkruan se objektivi i ri i klubit madrilen është qendërmbrojtësi i Milanit Leonardo Bonuçi.
Ky i fundit është në sezonin e parë si kuqezi, është bërë menjëherë kapiten dhe nuk dëshiron të largohet nga Italia, për probleme personale, ndaj vështirë se Reali e josh, por një ofertë 40 milionë euro për Milanin dhe një pagë goxha më e lartë mund t’ia ndryshojnë mendjen mbrojtësit të Italisë.