Xavi Hernandez është një emër që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë Barcelonës dhe në atë të futbollit me atë që ai ka shfaqur në fushën e blertë. Tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur dhe në rolin e trajnerit, ish mesfushori katalanas ka folur gjatë për shumë çështjë të futbollit.
Ndër të tjera, nuk ka munguar këtu as komenti i tij mbi periudhën që po kalojnë kundërshtarët e përjetshëm të Real Madridit, duke thënë se “los blancos” kanë 100 jetë dhe do të luftojnë për gjithçka. Për sa i përket mënyres së të luajturit, është shprehur se stili i Manchester City-t i afrohet më tepër idesë së tij të lojës.
“Jo, nuk janë aspak në depression. E kam përjetuar këtë shumë herë… Real Madridi ka 100 jetë. Viti i shkuar është një mirazh. Reali do të luftojë sërish për gjithçka. E sigurt”, ka thënë Xavi./Sport Ekspres/