Real Madrid mendon për portën, Kurtua në “pole position”

Real Madrit është në kërkim të një portier. Emri i fundit që raportohet nga e përditshmja spanjolle “Marca” është ai i “gardianit” të Çelsit, Tibo Kurtua. Belgut i përfundon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm dhe ai publikisht e ka shprehur se nuk do të rinovojë me londinezët. Në të tilla kushte “galaktikat” e dinë mirë se mund ta “rrëmbejnë” shtatlartin për një shifër të kënaqshme.

Plot 35 milion euro pritet që të jetë oferta e kampionëve të Europës për “blutë”e Londrës, të cilët mund të detyrohen ta pranojnë ofertën, duke ditur që mund ta humbasin lojtarin me parametër 0 në vitin e ardhshëm.

Do të ishte një rikthim në Madrit për Kurtuan, i cili më parë ka luajtur dhe për rivalët e qytetit Atletikon e Madridit. Gjithsesi, agjenti i lojtarit në një prononcim pak ditë më parë e ka pranuar se për klientin e tij nuk do ishte fare problem që të vishte fanellën e Realit.

Edhe pse Kurtua është në krye të listës së dëshirave, është lakuar dhe emri i portierit të Romës, Alison, megjithatë ky transferim duket i vështirë për t’u realizuar, pasi pretendime te kryeqytetasve të Italisë janë shumë të mëdha, kjo për faktin se kërkojnë plot 70 mijë Euro për ta lënë të lirë braziliani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *