“Reaguam menjëherë”, drejtori sportiv i Osijek: Grezda i vjetër? I duhet kohë, nuk luajti gjatë

Eros Grezda u rikthye edhe një herë tjetër në radhët  e Osijek, pas asaj eksperience që dështoi në Skoci. Me gjigandët e Rangers nuk arriti të gjente hapësira, ndërsa Gerard do e dërgonte me ekipin e të rinjve dhe do të deklaronte se për sulmuesin shqiptar nuk do të kishte vend në skuadrën e parë për sa kohë ai do të ishte në stol. E parë në këto kushte, largimi ishte e vetmja mundësi për Grezdën. Osijek do të ishte sërish ekipi që do e priste me krahët hapur, ndërsa për të arritur deri këtu pagoi vetëm 400 mijë paund, që përkthehet në 7 herë më pak se shumë që Rangers shpenzoi për ta marrë nga kroatët drejt Skocisë.

Ndërkohë që nga ardhja e tij në Kroaci, futbollisti shqiptar nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por drejtori sportive i Osijekut nuk shqetësohet për këtë fakt. Sipas Petkoviç, blerja e Grezdës mund të shihej e paundur më parë, por klubi shfrytëzoi edhe mundësinë më të vogël që iu dha për ta afruar lojtarin në ekip. Drejtori sportiv i kroatëve shton se ky është padyshim një përforcim me vlerë, ndërsa thekson se për shkak të kohës së gjatë pa luajtur duhet ende kohë për t’u rikthyer në nivelet e dikurshme.

“Në vjeshtë ky kalim dukej i pamundur, por rrethanat ndryshuan. Kështu ne reaguam në mënyrë të menjëhershme sapo na u dha mundësia më e vogël për kthimin e Grezdës. Unë e konsideroj një punë të mirë. Është e vërtetë se për shkak të faktit se nuk ka luajtur për një kohë të gjatë do i duhet disa kohë që Erosi të rikthehet ai i dikurshmi, por ai është padyshim një përforcim për ne”, ka thënë Alen Petkoviç./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online