Reagimi i Rangersit për largimin e Eros Grezdës: Një dështim total nga ne, Gerrard e kritikoi për sjelljen

Tashmë është zyrtare, Eros Grezda nuk është më pjesë e Rangersit. Sulmuesi shqiptar do t’i bashkohet klubit të ri/ të vjetër në Spanjë, atje ku po zhvillohen edhe përgatitjet. Kjo pasi flitet për Osijekun, vendin nga Grezda u transferua për të shkuar në Skoci.

Por në këtë vend nuk ka lënë një shije të mirë, përkundrazi. Sipas asaj që shkruan “Slobodnadalmacija” ka pasur edhe një reagim të vetë Rangersit pas këtij largimi. E thënë shkurtimisht, por që mjafton për të dhënë gjithë mesazhin:

“Ky transferim i Grezdës ka qenë një dështim total për Rangersin. Gerrard e ka kritikuar hapur për sjelljen e tij dhe që u përfshi në një incident”, mbyllet reagimi. /Sport Ekspres/