Reagimi i Alban Xhaferit i thotë të gjitha, kur Vllaznia ndryshon rrënjësisht në pak muaj

Imagjinoni për një moment Vllazninë e viteve të fundit që një barazim i marrë në kampionat t’i lërë shijen më të hidhur, si të ishte një disfatë e madhe. Sigurisht që kjo nuk ka ndodhur kurrë me shkodranët që endeshin mes problemeve që shpeshherë e kthenin në një ekip qesharak, atje ku historia ishte harruar në sirtarët e kyçur dhe nën pluhurin e madh.

Për t’u kthyer në këtë sezon të ri, ashtu siç nuk e kishte pritur as tifozi më i flaktë i Vllaznisë. Shumë ndryshime të bëra në strukturën e ekipit i dhanë një shkundje të madhe jo vetëm qytetit, por edhe futbollit shqiptar në tërësi. Kjo për të kuptuar se duhet afrimi i personave të rinjë në sport, me ambicie të madhe, largpamësi e njëkohësisht që dinë të ndërthurin më së miri pjesën e fitimit në sport me dëshirën e madhe për të lënë gjurmë në klub.

Në këtë mënyrë përshkruhet sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit ka bërë një reagim pas barazimit pa gola me Kastriotin duke shkruar: “Një barazim i pamerituar sot. Ecim me vendosmëri përpara në rrugën drejt suksesit”. Përjetimi nuk ka qenë aspak i mirë në Shkodër pas të ndaljes të Vllaznisë, por ky është momenti më i mirë për të kthyer kokën pas dhe për të kuptuar sesi larg ka shkuar ekipi në kaq pak kohë. Ndoshta kështu mund të gjendeshin edhe forcat më të mira për të vazhduar marshimin si në javët e fundit të kampionatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *