Reagimi/ A po e kërkojnë gjigandët e Serisë A? Juventusi kthen përgjigje për Mario Mitajn

Mario Mitaj pritet që të bëjë një kalim të madh në merkaton e verës. Sipas asaj që raportoi Tuttosport, skautët e Juventusit kanë marrë bileta për të parë nga afër ndeshjen Shqipëri-Kili, pasi duan të shohin Mitajn.

Mbi këtë lajm ka reaguar edhe zyra për shtyp e Juventusit. “Ne nuk mund të komentojmë zërat e transferimeve”. Në këtë mënyrë, bardhezinjtë nuk pohojnë dhe as mohojnë dëshirën e këtij transferimi. Zakonisht, në raste të tilla, është thjeshtë dëshira e klubit për të mbajtur fshehur negociatat deri në zyrtarizimin e marrëveshjes. /Sport Ekspres/