Thyhet edhe ekipi i vetëm që ende nuk kishte humbur ndaj Skënderbeut, sepse sot korçarët thyen 2-1 Kamzën brenda në Kamzë, me dy gola nga Emiljano Vila.
Mesfushori i transferuar në janar në Korçë shënoi dy gola mjaft të rëndësishëm për të dhe sidomos për Skënderbeun, që u godit që në fillim nga një supergol i Realdo Filit.
Lodhja psikologjike e një jave plot halle nuk u vu re, sepse më pas Skënderbeu kontrolloi lojën dhe e rriti presionin.
Në pjesën e dytë u ngjit në skenë Vila: minutat 55 e 69, dy gola të bukur, që përmbysën gjithçka dhe dërrmuan Kamzën, e pafuqishme për të gjetur barazimin, ndaj një rivali superior.
Kreu pronë korçare, historitë jashtë fushe nuk i përkasin skuadrës së Ilir Dajës.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
KAMZA – SKËNDERBEU 1-2
Shënues: Fili 12′ / Vila 55′, 69′
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Zguro, Idrizaj, Arrabal, Mehmeti (Raçiç 72′), Fili (Rezi 69′), Imeri (Ymeraj 64′), Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
SKËNDERBEU: Shehi, Dita, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Vila, Gavazaj (Osmani 68′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
Karton i verdhë: Dita 56′
Gjyqtarë: Laver Alla, Deivis Koreshi, Edlir Malo, Klodian Shahini
GOLAT
12′ Aksion i pabesueshëm i Kamzës, pasime me një takim nga mesfusha e vet deri në sulm, ku Realdo Fili nga jashtë zone lëshon një trajektore në stilin Aleksandër Del Piero dhe 1-0!!!
55′ Barazon Skënderbeu! Vila merr një pasim në zonë dhe gjuan afër pikës së penalltisë, duke e çuar topin në rjetë!
69′ Goditje nga këndi, Vila i vetëm në zonë dhe me kokë nuk fal!