Nga një paraqitje jo bindëse me Francën te një fitore spektakolare ndaj Portugalisë, e te një mbyllje plot ankth e fazës së gupeve. Këto tre ndeshej të para kanë nxjerrë në pah oshilacionet e shumta të Kombëtares së Gjermanisë, që del nga grupi si rrallë herë jemi mësuar ta shohim më parë. Mes 1001 problemeve të shfaqura në fushë, sërish fatin nuk e kanë humbur e qendron përkrahë tyre.
Faza e 1/8-ve i jep “pancerave“ sprovën e fundit, teksa përballë kanë Kombëtaren angleze, që duket sikur është pengesa e fundit që hap dyert për në finale, megjithëse për të mbërritur deri në këtë pikë duhet të luajë edhe 2 takime të tjera.
Gjermania ka rastin ideal për të “kopjuar” atë që ndryshe njihet si “macja e zezë” e tyre, Italinë. “Axurrët” asnjëherë nuk kanë bindur në grupe, por në fund trofetë kanë përfunduar shpesh në duart e tyre. Një skenar i tillë i vjen tashmë në dorë djemve të Lëv, të cilët pasi siguruan mes vuajtjesh një biletë për në fazën e eliminim direkt shohin fatin t’u buzëqesh, pasi përpara shohin rrugëtimin më të lehtë për të mbërritur te trofeu.
Emrat e mëdhenj janë grumbulluar në anën tjetër të degëzimit për një finale, teksa i vetmi emër që tremb për gjermanët është Anglia. E nëse kalohet me sukses Kombëtarja e “tre luanëve”, atëherë më tej kundërshtarët e mundshëm janë të një niveli që nuk të shkaktojë frikë, por të japin mundësinë të synosh për të shumë. Malorja e madhe e nisur në grupin e “ferrit” arrin pikën kulminante pas Anlglisë, prej nga ku mund të shohin lirshëm trofeun e Euro 2020./Sport Ekspres/