Rasti i veçantë nga Zvicra/ “Do karantinohem për 10 ditë dhe nuk do paguhem”, Abedini për Kosovën ndaj Anglisë

Kosova U-21 do të ketë një përballje të vështirë në ditën e premte ndaj Anglisë U-21 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Një takim që pritet me interes të madh nga ana e tifozëve shqiptarë, për të parë sesi do të shprehen dardanët në fushë kundër “tre luanëve”. Ndërkohë që në këtë kohë të pandemisë, Shqipëria dhe Kosova vuajnë mungesat e futbollistëve nga Zvicra, pasi kjo e fundit ka rregulla të forta për vendet tona sa i përket historisë së udhëtimit.

Por Eris Abedini, futbollisti i Luganos, bën tërësisht përjashtim pasi ka zgjedhur që të sakrifikojë për dardanët. Në një prononcim për “GazetaBlic” ka treguar se kur të kthehet në Zvicër do të bëj edhe 10 ditë karantim, duke mos u paguar për këtë kohë, por nuk ka asnjë peng për vendimin e tij.

“Do të karantinohem për 10 ditë, dhe nuk do paguhem fare. Por e kam bërë këtë për dashurinë që kam për shtetin tim, për këtë kombëtare. Sa herë e veshi fanellën ndjejë emocion që nuk mund ta përshkruajë,” ka thënë Abedini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online