Rasti i rrallë/ Rrezikoi gjithçka për të fituar ndaj Tiranës, Josa aktivizoi Mazrekajn në të 78 dhe e heq nga fusha pas 14 minutash

Laçi po vazhdon me ecurinë mbreslënëse të rezultateve pas ardhjes së Mirel Josës. Kurbinasit i kanë shkaktuar humbjen e dytë Tiranës në kampionat. Këtë herë duke fituar me shifrat 1-0 falë golit të Regi Lushkjës në minutat e fundit.

Një përballje e vakët dhe pa shumë emocione për thuajse gjithë takimin, ndoshta e menduar dhe krijuar në këtë mënyrë nga Josa, për të përfituar nga ndonjë gabim i mundshëm i Tiranës që erdhi me Bekajn, duke i dhuruar penalltinë Laçit.

Por dëshira për të fituar takimin nga kurbinasit ishte e dukshme me lëvizjen e bërë. Mazrekaj ishte i dëmtuar në kavilje dhe u rrezikua nga trajneri Josa, që e aktivizoi në minutën e 78 për të kërkuar golin e fitores. Menjëherë pas shënimit të golit nga Lushkja, Josa ka ndërhyrë për ta hequr Mazrekajn nga fusha e blertë dhe duke aktivizuar një mbrojtës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *