Uliks Kotrri është njeriu që solli Brdaric te Vllaznia duke i ndihmuar jo pak shkodranët që me teknikun gjerman fituan Kupën e Shqipërisë dhe njëkohësisht luftuan deri në fund për kampionatin shqiptar. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, Kotrri ka edhe një mesazh për futbollistët shqiptarë në këtë kohë të merkatos.
“Lojtarët shqiptarë duhet të jenë të matur. Jo të largohen nga Shqipëria sa për të thënë se ikëm jashtë. Jo të ikin dhe të kthehen prapë pas 6 muajsh dhe 1 viti. Është humbje kohe për karrierën e tyre. Rasti i Myrto Uzunit është i vetmi me sukses që ka arritur kaq lart dhe mund të bëjë edhe hapin më të madh akoma”, ka thënë Kotrri. /Sport Ekspres/