Rasti i fitores së titullit kampion nga Milani ndaj Interit u bë shembull, Federata Italiane e Futbollit ndryshon rregullin për vitin tjetër

Pas fitores me Sassuolo, Milani siguroi pa asnjë polemikë Skudeto-n e 19 në historinë e tij. Megjithatë, ky titull mund të ishte një dramë e vërtetë nëse sfida e fundit do të dilte në barazim pasi të dyja skuadrat do të përfundonin me pikë të barabarta. Edhe në këtë rast, Milani do të shpallej kampion për shkak të fitores në ndeshjen direkte me Interin.

Kjo do të sillte shumë polemika në mediat italiane sepse Interi kishte golavarazhin më të mirë. Për këtë arsye, Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që prej sezonit të ardhshëm, nëse 2 skuadra në fund të kampionatit do të përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë do të luhet një ndeshje Play-Off midis tyre. Në këtë mënyrë do të sigurohet një kampion absolut dhe pa polemika. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *