Koronavirusi ka goditur ekipin e Vllaznisë, teksa 3 anëtarë kanë dalë pozitiv me COVID-19. Bëhet fjalë për 2 lojtarë, Erdenenis Gurishta dhe Eni Imami si dhe zyrtari i klubit Elvis Plori. Të tre këta persona janë detyruar të izolohen, me shpresën për ta kaluar këtë situatë te vështirë në mënyrën më të lehtë të mundshme.
Gjithashtu klubi do të testojë të gjithë skuadrën sepse ka dyshime se ndonjë lojtar tjetër mund të jetë i infektuar. Koronavirusi vazhdon të përhapet me ritme të frikshme, pavarësisht se frika tek njerëzit ka ikur sado pak.
Në pritje të rinisjes së Superligës, shpresojmë që të mos ketë raste të tjera me COVID-19. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/