Rastësi apo strategji? Vendqendrimi i Italisë në Londër i jep shpresë anglezëve, plasin ironitë e tifozëve në rrjet

Italia ka mbërritur në Londër një ditë përpara finales së Kampionatit Europian. Kombëtarja axurre ka zbarkuar fillimisht në aeroportin e Lutonit dhe më pas i është drejtuar kryeqytetit anglez, një detaj ky që është parë me vëmendje nga tifozët së bashku me vendqendrimin e zgjedhur për Italinë.

Ekipi i udhëhequr nga Mancini do të qendrojnë në zonën e Tottenham dhe do të stërviten pikërisht në ambientet e klubit me të njëjtin emër. Një gjë e tillë ka vënë në dyshime tifozët anglezë nëse e gjitha është një rastësi apo strategji e vendit të tyre.

Tottenham në ishull shihet si një ekip që kurrë nuk ka ngritur trofe dhe ndoshta caktimi i qendrës stërvitore të këtij klubi për axurrët është një zgjedhje supersticioni nga ana e Federatës Angleze. Gjithashtu zona e Tottenham është një nga më të rrezikshmet në Londër dhe gjithë shtetin, për shkak të numrit të lartë të papunësisë dhe ka shërbyer si lulëzim i bandave dhe krimit. Një situatë e tillë ka nxitur tifozët anglezë të ironizojnë në rrjetet sociale./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *