Milot Rashica nuk po arrin të gjejë qetësinë e duhur këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është larg shkëlqimit të një viti më parë, ndërsa së fundmi fati i keq e ka përndjekur nga pas për t’i shkaktuar më tepër probleme.
Dëmtimet ia kanë vështirësuar vërtetë punën lojtarit nga Vushtrria, i cili humbi ndeshjet e para të sezonit për këtë arsye. Vetëm 5 paraqijte në fushën e lojës janë luajtur prej tij deri më tani dhe ky numër nuk do të rritet më tepër përgjatë këtij viti.
Rashica ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e djeshme, ndërsa sot klubi i Verder Bremenit përcjell edhe informacione më të detajuara në lidhje me këtë temë. Sulmuesi dardan ka lënduar tendinën e kofshës së djathtë, çka do e mbajë atë larg fushave deri në fund të janarin, duke e mbyllur kështu përfundimisht këtë vit me Verderin, pjesë e të cilëve mund të mos jetë më pas merkatos dimërore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Update: @milotrashica hat sich eine Sehnenverletzung im Oberschenkel zugezogen. Zu befürchten ist, dass er #Werder bis Ende Januar nicht zur Verfügung steht.
Wir wünschen dir eine gute und schnelle Genesung, rocket! Komm stärker zurück!??
? https://t.co/VOiDwS37o7 pic.twitter.com/ENhN7eElJi
— SV Werder Bremen (@werderbremen) December 2, 2020