Prapaskenat/ Prishen raportet te Atalanta, ylli i skuadrës thyen urdhërat e Gasperinit dhe nuk zbret në fushë

Atalanta është kthyer në “hirushen“ e futbollit italian vitet e fundit. Arma më e fortë e bergamaskëve ka qenë pikërisht grupi dhe harmonia në dhomat e zhveshjes. Por marrëdhëniet në kampin zikaltër nuk janë më si më parë në klubin zikaltër dhe kjo po reflektohet edhe në rezultatet e dobta të marra së fundmi.

Mbrëmjen e djeshme Atalanta ka barazuar me shifrat 1-1 kundër Midtjylland, ndërsa një vëmendje të madhe tërhoqi zëvendësimi i kapitenit Papu Gomez pas pjesës së parë. Argjentinasi është lideri i skuadrës, por në Itali kanë zbuluar prapaskenat mes tij dhe Gasperinit në dhomat e zhveshjes.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, trajneri italian i ka kërkuar Gomezit që të qendojë në të djathtë, ndërsa përgjigja që ka marrë në këmbim ka qenë një “jo” e prerë. Kjo ka bërë që 32-vjeçari të mos zbresë në fushë pas pushimit mes pjesëve, teksa vendin e tij e zuri Iliçiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online