Rashica prezantohet në Bremen: Hap gjigant për mua

Tashmë është zyrtare, Milot Rashica është një futbollist i Verder Bremenit. Talenti 21-vjeçar ka firmosur me klubin e famshëm gjerman dhe kalon në Bundesligë. “Jam shumë i lumtur që do të luaj për një klub kaq të madh dhe me traditë në Bundesligë, po pres me padurim të nis këtë sfidë të re”, tha Rashica pas prezantimit.

Anësori ofensiv i Kosovës, i cili ka shkëlqyer te Vitese në dy sezonet e fundit, ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore, ndërkohë që klubi gjerman nuk i ka publikuar ende shifrat apo kohëzgjatjen e kontratës.

“Lëvizja te Verderi është një hap shumë i madh përpara për mua. Jam i bindur se do të dalim nga situata e vështirë në të cilën ndodhemi dhe do të kem mundësi të zhvillohem jashtëzakonisht personalisht”, shtoi ylli i Kosovës, i cili deri para Euro 2016 luante për Shqipërinë.

“Jemi shumë të lumtur që e mbyllëm këtë marrëveshje me shpejtësi dhe kemi marrë një lojtar shumë premtues si Miloti”, tha drejtori sportiv i Verderit, Frank Bauman.

“Jam shumë i kënaqur, është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, i cili na fuqizon ndjeshëm. Është i shkëlqyer në situatat një kundër një, e kalon mirë mbrojtjen kundërshtare me depërtimet e tij dhe i shton cilësi lojës sonë”, u shpreh trajneri Florian Kofelt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *